Përplasje para dyerve të kuvendit, deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në sallë

13 deputetë të opozitës, të përjashtuar pas kaosit të krijuar në Kuvend janë mbledhur rreth oborrit të parlamentit dhe po tentojnë të futën në Kuvend.

‘Çdo gjë do ta shikoni vet me sy. Nuk është koha e fjalëve, por e veprave’, tha ish-kryeministri Berisha. Deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e gardës para ambienteve të Kuvendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se nuk po lejohen që të futen në sallë të gjithë deputetët e opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.

“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.

Lajme të tjera |  Vr*u bashkatdhetarin e tij në Londër, SHQIPTARI 22-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us