Debatet dhe përplasjet mes banorëve të ‘Big Brother Vip 3’ tashmë kanë filluar dhe të gjithë janë kurjozë të dinë arsyet e vërteta të diskutimeve dhe mospëlqimeve me njëri-tjetrin. Debate të shumta ka patur mes Ilnisa Agollit dhe Rike Roçit.
Vajzat kanë treguar se kanë ‘antipati’ për njëria-tjetrën dhe duket se gjithçka ka nisur jashtë shtëpisë.
Gazetarja Rudina Demneri (Paloma), njëkohësisht mikeshë e Ilnisës por dhe banore e BBV1, në një intervistë në “Breaking me Fiori Dardha” ka treguar më shumë rreth raportit të tyre dhe arsyet pse vazhdimisht ka ‘përplasje’ mes dy vajzave.
“Me sa di, kanë shoqëri të përbashkët këto të dyja, pra kanë histori që e njohin njëra-tjetrën. Ilnisa ka pasur një shoqe të ngushtë, pastaj këtë shoqen e ka tani Rikja. Mua nuk më pëlqeu fare Rikja kur iu drejtua Ilnisës që i tha “jo një teke, jo një kështu”, sepse ti nuk mund të shfrytëzosh çfarë mund të dish për banorët e t’i përdorësh aty brenda. Është shumë e shëmtuar. E kanë personale me njëra-tjetrën,” – është shprehur Paloma.
Sipas Palomës raporti midis vajzave është i shëmtuar dhe nuk duhet të përdorin ato që dinë nga jashtë