3 netët e para të festivalit të këngës në RTSH janë pritur me një seri kritikash veçanërisht në rrjetet sociale, për shkak të shumë problemeve teknike, por edhe performancave që artistë të ndryshëm kanë dhënë në skenë.
Një prej këngëtareve më të diskutuara ka qenë padyshim Elsa Lila, e cila rikthehet pas 1 viti në skenë, teksa në vitin 2022 mori çmimin e parë nga juria me këngën dedikuar vajzës së saj Evita.
Por një vit më pas historia me Elsën duket se është përsëritur pasi në rrjet njerëzit kanë shkruar në një pjesë të madhe se teksti i këngës së saj është i pakuptueshëm.
Mirëpo vetë këngëtarja në një reagim në rrjetet sociale, ka publikuar tekstin e këngës, që duket se i dedikohet ditëve kur ajo qëndroi e burgosur në Itali, pas arrestimit të saj, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Në tekst përshkruhet vështirësia dhe trishtimi që Elsa ka ndjerë teksa ka qenë e izoluar.
Mirëpo edhe pas publikimit të vargjeve, njerëzit ende janë në mëdyshje me qëndrimin që mbajnë për këngëtaren. Një pjesë e tyre shprehen se vokali i saj është më i miri për të çuar Shqipërinë në Eurovizion, dhe një pjesë tjetër shprehet se gara është e paracaktuar dhe se Elsa do të shpallet fituesja. Edhe para nisjes së festivalit, disa këngëtarë u tërhoqën nga gara, nën hijet e dyshimit se fitorja mund ti ishte premtuar pikërisht Elsa Lilës.