Përsëritet tragjedia! Shembet kanali gjatë punimeve në Gramsh, ndërron jetën punëtori

Përsëritet tragjedia! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poroçan në Gramsh, ku dyshohet se është shembur një masiv dheu pranë kanalit që dërgon ujin në hidrocentral. Si pasojë, një punëtori i kompanisë që ndërton hidrocentralin ka ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se një tjetër ka përfundur poshtë masivit të dheut.

Policia dhe ekipet mjekësore ndodhen në vendngjarje, teksa kanë nisur hetimet për këtë tragjedi.

Kujtojmë, se pak ditë më parë një rast tragjik i ngjashëm ndodhi në Klos, ku si pasojë e shembjes së masivit të kromit humbi jetën 29-vjeçari Ardit Beshiri. Pas një javë kërkimes, trupi i tij u gjet ditën e djeshme.

Lajme të tjera |  LaCivita flet me shifra: Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në mbështetje të Berishës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us