Pesë nisma të rëndësishme zvarriten në kërkim të 84 votave në Kuvend

U bënë 20 muaj që  Kuvendi i Shqipërisë nuk po zgjedh dot një Avokat të ri Populli. Pasuesi i Erinda Ballancës duhet të marrë 84 kartonë jeshilë në Parlament. Ky është akti i cili mban rekordin e pluhurosjes në sirtarët e Kuvendit, e megjithë rëndësinë e vet, nuk është më i rëndësishmi.

Ligjvënësit duke të korrigjojnë rregullat e votimit duke bërë një reformë zgjedhore. Cilat do qofshin ndryshimet që i leverdisin secilës palë, në fund do të duhet konsensus, pasi PS nuk i ka e vetme 84 mandate.

Zgjedhjet e ardhshme nuk mund të bëhen me këtë kuadër ligjor që kemi në fuqi, pasi vetëm Gjykata Kushtetuese ka dhënë tre vendime detyruese për korrigjimin e Kodit Elektoral.

Lajme të tjera |  Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e "Volkswagen" (EMRI)

Po nëse për reformën zgjedhore dialogu mund të jetë i vështirë, sepse palët kanë pretendime të ndryshme për përmbajtjen, një tjetër nismë ka ngelur në sirtar për mungesë kurajoje për të bashkuar votat.

Një grup pune dy palësh për korrigjimin e reformës në drejtësi ka punuar për detajet, por ligjet nuk janë sjellë për votimin.

Thuajse për të njëjtën arsye burgjet vijojnë të kenë kapacitete të rënduara, edhe pse një amnisti penale për veprat e lehta është në Kuvend dhe pret një shkelje syri për 84 vota.

Ndër të tjera, presin për një rrogë më të lartë edhe gjyqtarët kushtetues. Por këtu panorama është edhe më pikante.

Lajme të tjera |  Zbulohen shifrat: Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm

Një ditë të bukur vjeshte, Lulzim Basha deklaroi se do të bashkonte votat me Edi Ramën. Por në fund të seancës, votat nuk u bënë. Kryetari i PD-së nuk solli dot pranë mazhorancës aq deputetë sa të bëheshin 84 mandate.

Superpagat për Kushtetuesen janë ende një premtim i pambajtur.

Të gjitha këto nisma janë zvarritur prej muajsh të ndikuara edhe nga kriza e brendshme në PD dhe nga marrëdhënia e PS-së me këto pjesë të opozitës. Me Kuvendin që si kryetar të PD njeh Lulzim Bashën dhe si kryetar të grupit parlamentar të PD njeh Gazmend Bardhin, çfarë pamundëson dialogun dhe konsensusin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us