Rey Manaj ishte i pafat në ndeshjen e kaluar në Turqi ndaj Trabzonspor. Shqiptari tentoi shumë herë, por porta dukej kilometra larg për ekipin e Sivasspor.
Klubi turk i lushnjarit humbi me shifra të thella në kampionat ndaj një prej klubeve më të mëdha të futbollit vendas. Portieri i Trabzonit nuk lejoi kurrsesi Manajn të realzionte dhe për këtë ka folur pranë mediave të anadollit vetë legjionari.
“Ne duhet të bëjmë autokritikë. Ne flasim shumë përpara ndeshjes, por nuk shfaqemi në fushë. Çdo lojtar duhet të provojë të tregojë veten dhe ne duhet të përmirësohemi sa më shumë në fushë”, u shpreh Rey Manaj.