Pësoi një dëmtim që e la pa ndjenja, Manaj zgjohet dhe bën menjëherë pyetjen shokuese ndaj mjekëve

Ditën e sotme në Superligën turke pati momente frike, në sfidën mes Sivassporit dhe Goztepes. Rey Manaj pësoi një goditje në kokë nga kundërshtari dhe u shtri pa ndjenja në fushën e lojës.

Për fat të mirë, ambulanca u gjend në kohë duke transportuar sulmuesin e kombëtares shqiptare në spital. Gjendja e Manaj fatmirësisht është e stabilizuar teksa ndodhet ende nën kontrollin e mjekëve.

Siç raportohen nga mediat turke, fjalët e para të sulmuesit shqiptar pas zgjimit kanë qenë “A do mund të luaj në javën e ardhshme?”. Fjalë që kanë habitur stafin e spitalit me dëshirën e madhe të Manajt për të qenë në fushën e lojës.

Rikujtojmë se kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e lojës më datë 21 mars ndaj Anglisë, dhe me datë 24 mars kundër Andorrës.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Tifozët nuk u besojnë syve, Armando Broja humb kohën në goditjen finale! Mbyllet pjesa e parë e Shqipëri-Izrael

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us