Petkoviç: Kurti e mbështet protestën në Beograd

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovës, Petar Petkoviç ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetje të protestave opozitare në Beograd, duke thënë se ai “po i sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”.

Pas protestave masive në Beograd kundër parregullsive në zgjedhjet parlamentare që i fitoi partia e presidentit Aleksandër Vuçiç, Petkoviç është shprehur në rrjetin social X se “tërbimi i opozitës së Gjilasit e ka kënaqur Kurtin dhe mediat në Prishtinë”.

“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën e Gjilasit, derisa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”, shkruan ai.

Beogradi është nën pushtetin e protestave të dhunshme, për shkak të kundërshtimit që serbët kanë për zgjedhjet e javës së kaluar. Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.

Lajme të tjera |  Ali Ahmeti: Heqja e gjuhës shqipe, fuçi baruti! E pranojmë sfidën për zgjedhje të parakohshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us