Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ishte e pritshme rezultati i zgjedhjeve më 11 maj, ku fitues dolën socialistët.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se PD pësoi rënie të madhe, për shkak të Sali Berishës.
“Është komplet e pritshme, PD në këto zgjedhje pësoi rënie të madhe. Aryseja është Sali Berisha. Nuk pritet diçka tjetër. PS duhet t’i qëndrtojë me shumë seriozitet asaj që ka ndodhur me deformimin e votës personale.
Numëruesit kanë qenë më rigorozë për votat e subjekteve politike. Ajo që ndryshon në rastin e Fierit, është vota individuale. Në përgjithësi, nga rinumërimi është konfirmuar rezultati në numërimin fillestar. Ne mund të themi këtë që pretendimi i PD për zgjedhje të manipuluara, pëson një goditje të re.
Në pretendimin e PD ka vulgaritet dhe bëhet vetëm për interesin e Sali Berishës. Ai e ka për efekte të brendshme, i duhet që të mos japë dorëheqjen. Ai kërkon që demokratëve t’u mbushë mendjen se ka manipulim dhe se nuk duhet të lëvizë nga karrigia e kryetarit.
Nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Nuk ka zëra të tjerë. Një pjesë prej tyre e kanë dashur këtë humbje, që ai të mbante përgjegjësi. Por duke mos pasur përgjegjësi, ata bëjnë lojë teatrore.”, theksoi ai.