Petroviç vlerëson Shqipërinë: Presioni është i madh, Asllani pikë e fortë e tyre

Portieri i kombëtares serbe, Djordje Petroviç, pretendon një fanellë titullari në duelin e kësaj të shtune ndaj Shqipërisë. 25-vjeçari nuk i trembet konkurencës, ndërsa vlerësoi kombëtaren kuqezi.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Kanë një ekip të mirë, i kam ndjekur në Kampionatin Europian, kanë cilësi. Është shumë e rëndësishme që të kemi nisje të mirë të kualifikueseve. Duhet të luajmë me zgjuarsi, me durim, të shfrytëzojmë rastet.

Presioni është i madh, e dimë historinë e disa ndeshjeve, por duhet t’i lëmë të gjitha këto pas nesh dhe të përqendrohemi në fushë. Të jemi më të mirët në atë moment dhe ta bëjmë kombin të lumtur. Kanë futbollistë me cilësi, portierët janë pikë e fortë, ndërsa kanë edhe Asllanin. Kështu që na pret një ndeshje vërtetë e vështirë”, tha Djordje Petroviç.

Lajme të tjera |  Huliganët serbë e goditën me karrige në Beograd, Bekim Balaj porosi futbollistëve: Qëndroni gjakftohtë për objektivin Botëror

Dueli i së shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë është për llogari të grupit K kualifikues të Botërorit 2026.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us