Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën e parë për shfuqizimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin korrik për studentët e Mjekësisë. Ligji i detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 3-5 vite në Shqipëri, më pas të marrin diplomën.
Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë ligj për studentët e Mjekësisë, të cilët që prej fillimit të këtij viti akademik zhvilluan protesta në kundërshtim me këtë ligj. Gjyqtarët u mblodhën duke vendosur shqyrtimin e çështjes në themel. Gjatë seancave do të ketë një vendim të plotë nëse ligji do të mbetet në fuqi apo do të rrëzohet.
Një muaj më parë Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë, i cili i detyronte të punonin për 5 vite në spitalet brenda vendit për t’u pajisur me diplomën, os enë të kundërt do t’u duhej të paguanin tarifën e plotë.
Pas afro 6-muajsh protestash në rrugë dhe në intitucione, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë që i detyron ata të punojnë për 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të ciklit të studimeve, studentët gjetën mbështetje nga deputetë e opozitës. Ishin deputetët ata që i paraqitën kërkesën Gjykatës Kushtetuese, duke i bërë thirrje qeverisë që që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe t’i japë zgjidhje kërkesave të tyre.
Një prej pikave që studentët kanë mbështetur fort, është ajo se mbajtja për 5 vite peng e diplomës, iu hiqte atyre të drejtën për t’u specilizuar jashtë vendit. Në një kohë që studentët protestonin, Universiteti i Mjekësisë, llogariti dhe tarifën që ata do të duhet të paguanin në rast se nuk nënshkruanin marrëveshjen për punësimin e detyruar.