Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, dëshiron që vendimi për të ardhmen e tij të merret sa më shpejt. Sipas prestigjiozez, CNN, CR7 ynon të zgjidhë situatën e kontratës së tij deri në fund të janarit.
Pavarësisht 39 viteve të tij, kristiano Ronaldo mbetet në formë të shkëlqyer. Ai është ylli i Al Nassr dhe vazhdon të përfaqësojë kombëtaren portugeze, ku shënon gola të rëndësishëm dhe shkruan faqe të reja të historisë.
Fernando Hierro, drejtori sportiv i Al Nassr, mund të jetë përgjegjës për negociatat për zgjatjen e kontratës së legjendës portugeze.
Megjithatë, në Arabinë Saudite po përflitet për një interesim të mundshëm nga Al Hilal, një nga klubet kryesore në vend, veçanërisht nëse Nejmar nuk rinovon. Duhet nënvizuar se Al Hilal merr pjesë në Botërorin e Klubeve, ndryshe nga Al Nassr.