Pjesë e grumbullimit të Kosovës, klubi suedez krenar për “Leon shqiptar”

U mbajt kampi i përfaqësueses së Kosovës para disa ditësh, ku shumë talente u mblodhën së bashku. Një ndër ta ishte dhe Leo Mehmeti.

Shqiptari i ri është pjesë e ekipit suedez të Elfsborg. Aty ai gjen dhe dy shqiptarë të tjerë me mbiemrin e njëjtë si Besfort dhe Arbër Zeneli. Mehmeti është një ndër talentet më të mëdha të klubit skanndinav, ndaj dhe ka marrë vëmendjen e këtyre të fundit.

Verdhezinjtë e kanë duartrokitur paraqitjen në kampin e Kosovës të Leos. Për suedezët prania e njërit prej “diamantave” të skuadrës nëpër mudnëistë e përfaqësimit të ngjyrave ndërkombëtare sjell kënaqësi. Mosha e Leo Mehmetit e lejonte që të merrte pjesë në grumbullimin e Dardanëve për të gjetut lojtarë të spikatur, pasi limiti ishte 21 vjeç.

Lajme të tjera |  Nga Dinamo te Dinamo? Baton Zabërgja “çmend” dy gjigantët ballkanas

Dardani tashmë bën pjesë në ekipin zinxhirë të U-17 për klubin nga Suedia. Ata janë një surprizë e këndshme këtë vit në Europa League, ku jo më larg mposhtën Nice në shtëpi duke nënshkruar një tjetër fitore historike.

Së shpejti, Leo Mehmeti mund të jetë pjesë e aventurës europiane në krahë të “yllit” tjetër shqiptar të skuadrës si Arbër Zeneli që numëron një sërë golash dhe paraqitjesh.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us