Pjesë e grupit të prostitucionit të shqiptares në Greqi, flet 15-vjeçarja: Pashë që po bënin para dhe u emocionova

Policia greke goditi javën e shkuar një rrjet prostitucioni me të mitura, ku rol kyç në veprimtarinë e paligjshme kishte 31-vjeçarja shqiptare e quajtur, Lorela Kapaj 31 vjeçe.

Sipas mediave greke dyshohet se 31-vjeçarja shqiptare lidhte miqësi me vajzat e mitura dhe më pas u gjente klientë me pagesënë bazë të një përqindjeje.

Teksa në pranga kanë përfunduar 4 persona, si tutorë në rrjetin kriminal, mediat greke kanë publikuar dhe dëshminë e një vajzë 15-vjeçe e cila kishte rënë pre e rrjetit.

15-vjeçarja ka treguar në një intervistë televizive atë që ka përjetuar dhe si e joshën paratë t’i bashkohej grupit.

“Unë nuk i njihja këta persona, mësova nga 17-vjeçarja, të cilën e njihja që në moshën 14-vjeçare. Pashë që po bënin para dhe u emocionova. Po merrja 100-150 euro. E bëra për dy javë”, tha ajo.

Lajme të tjera |  "Vota e Diasporës, arritje"/ Arlind Qori analizon zgjedhjet: S’është problemi te Kodi Zgjedhor, ja pse fitoi Rama

Ishte 31-vjeçarja shqiptare Lorela, ajo e cila dyshohet se në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore 15-vjeçaren dhe e ndihmonte të gjente “klientë” për t’i marrë më pas një pjesë të fitimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us