Pjesë e Partizanit në kohët e arta, Flamurtari i beson treshes së frikshme Superioren

Flamurtari është pretendenti kryesor për ngjitjen në Superiore. Klubi i Kategorisë së Parë është futur fuqishëm në merkato, ndërsa emrat e afruar i përgjigjen dëshirave të tifozëve.

Kështu vetëm së fundmi janë prezantuar Atanda, Lorenc Trashi dhe Herald Marku. Atanda dhe Trashi i bashkohen Idriz Bathës, që ishte pjesë e Flamurtarit në sezonin e kaluar.

Të tre lojtarët bashkë kanë luajtur për Partizanin në kohët e arta. Ndër të tjera kujtojmë arritjen në fazën “play-off” të Europa League gjatë vitit 2016.

Tashmë është koha për vepra në fushë. Në krye të grupit është Andrea Agostinelli. Trajner ky që po ashtu ka qenë pjesë e Partizanit.

Lajme të tjera |  Kupa e Botës 2026 / Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us