Pjesë statike e organikës, Enea Mihaj zbeh shanset e klubit portugez për të kapur Europën

Është mbyllur takimi i javës së 21-të në Portugali. Një pikë ka arritur të marrë klubi i Enea Mihajt në Betclic Portugal Liga.

Barazim pa gola në sfidën mes Famalicaos dhe Vitorias në mbrëmje. Legjionari ishte si pjesë e organikës së vendasve. Mbrojtësi nuk i shqitet 11-shes titullare në ligën portugeze dhe tregon aftësi në faktin e mospësimit të golave nga skuadra veriore portugeze.

Qendërmbrojtësi kuqezi luajti për 90 minuta dhe u ndëshkua madje me 1 karton të verdhë. 3 ndërhyrje të pastra për ish-in e PAOK që ndal ekipin nga Guimaraes.

“Konkuizatorët” nuk shkuan më shumë se vetëm 1 pikë në transfertën e Mihajt. Vitoria Guimaraes pa 3 pikëshin sot ngel prapa ishullorëve nga Azores, Santa Clara dhe 5-shes së parë. Shanset për vendet europiane zbehen nga Enea Mihaj.

Lajme të tjera |  Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e Serisë A, ja kur do të kryhen vizitat mjekësore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us