Adriatik (Andrea) Kalemi është plagosur me thikë në burgun Koridhalo. Ngjarja mësohet se ketë ndodhur më 15 dhjetor, në momentin që Kalemi po përgatitej të linte linte burgun për të fituar lirinë. Ai është përplasur me një tjetër të burgosur që gjithashtu raportohet të jetë shqiptar, 28 vjeç, por ende nuk është identifikuar. Shqiptari tjetër e ka qëlluar Kalemin me thikë duke e lënë të plagosur.
Aktualisht Adriatik (Andrea) Kalemi është në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu raportohet se i plagosur ka mbetur dhe shqiptari tjetër, por rrethanat janë ende të paqarta.
Andrea (Adriatik) Kalemi i ka shpëtuar një atentati më 9 gusht të verës që lamë pas teksa ndodhej me pushime me familjen e tij në ishullin Paksos. Pasi u kurua, ai u dërgua në burgun grek pasi kishte dosje të pambyllura me drejtësinë greke.
Adriatik Kalemi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, i cili u vra në Tiranë. Kjo ngjarje erdhi si hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, i cili u vra në mënyrë macabre pasi iu vendos një sasi e madhe tritoli në mjet.
Sadikaj është kushëri me Kalemin. Përplasja mes dy grupeve ka nisur për shkak të pazareve të prishura të drogës. Pas dy atnetateve ndaj Kalemit, ai i 9 gushtit dhe ai i para dy ditëve dyshohet se fshihen familjarë të Papës.