Plagosja në Tiranë/ DETAJE: Sherri nisi në xhami

Detajet e para janë zbardhur nga plagosja me armë në Tiranë. I plagosur ka mbetur Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

ZËRI ka mësuar se Agimi është konfliktuar me Saimir Xhafa në xhaminë “Xhura”. Sherri ka vijuar edhe jashtë, por situata është përshkallëzuar. Xhafa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në derë të xhamisë, duke plagosur 51-vjeçarin.

Agim Jazaj u qëllua me armë mesditën e sotme pranë Xhamisë ‘Xhura’ tek vendi i njohur si ‘Oxhaku’ në Tiranë. Policia ka identifikuar autorin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit. Ndërkohë Policia ka vënë në dispozicion 5 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e Saimir Xhafës, të dyshuar si autor duke shpërndarë dhe foto të autorit

Lajme të tjera |  Tentoi t'i ikte policisë, 20-vjeçari shqiptar përfshihet në aksident në Itali

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us