PLANI/ Edhe Anglia do dërgoj refugjatë në Shqipëri?

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Burime të gazetës britanike “The Telegraph” e kanë përshkruar lëvizjen si “revolucionare”, veçanërisht pas diskutimeve mes Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, dhe drejtuesit të UNHCR-së për mundësinë e pagesës së vendeve në Ballkan për të pranuar azilkërkues të refuzuar nga Britania.

Sipas një tjetër gazete britanike, “The Times”, qeveria në Londër po shqyrton ngritjen e disa qendrave jashtë vendit për të strehuar emigrantët e refuzuar, me Ballkanin si një opsion të mundshëm. Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan a2.

Lajme të tjera |  Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen

Një dokument i UNHCR thekson “nevojën për sisteme efikase të kthimit dhe rolin potencial të qendrave të kthimit”, duke sinjalizuar mbështetje për vende si Mbretëria e Bashkuar, për sa kohë që nuk shkelet parimi i mbrojtjes së refugjatëve dhe të drejtat e njeriut.

UNHCR ka theksuar se monitorimi i standardeve të të drejtave të njeriut në këto qendra do të ishte kusht i domosdoshëm.

Modeli që po shqyrtohet është ai italian, ku Italia ka ngritur dy qendra të tilla në portin e Shëngjinit, në Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe.

Tani, Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm.

Lajme të tjera |  Radio Vatikani: Papa Françesku dhe shqiptarët, një lidhje e veçantë

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka arritur nivele rekord. Vetëm të premten, 51 emigrantë u kapën dhe u zbarkuan në portin e Doverit, një incident që përfshiu edhe një emergjencë mjekësore ku një emigrant humbi jetën.

Ndërkohë, opozita ka kritikuar qeverinë aktuale, me Chris Philp, Sekretari i Brendshëm në hije, që akuzon kryeministrin Keir Starmer se “ka humbur kontrollin e kufijve”, duke thënë se Britania kishte mundësi të ishte lidere globale me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, por që u anulua nga qeveria laburiste.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us