Plani i ri i qeverisë: Pallatet e reja, të gjitha me hidroizolim

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, bëri të ditur se, “për herë të parë në Shqipëri, do të hartohet ‘Plani Kombëtar për PerformaNcën e Ndërtesave’, me fokus përcaktimin e kritereve dhe standardeve që duhet të plotësojnë ndërtesat private dhe publike, për kursimin e energjisë”.

E pranishme në Komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin gjatë diskutimit të projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave” Muça tha se, “ligji i ri shfuqizon ligjin aktual të viti 2016, duke sjellë standarde të BE-së në këtë sektor dhe direktivës 2024- 2075 për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë”.

Sipas saj, ligji parashtron zbatimin e standardeve të reja në ndërtim, që ndikojnë në përmirësimin e eficiencës energjetike duke kontribuar reduktimin e emetimeve dhe përmbushjen e objektivave klimatikë e energjetikë të vendit.

Lajme të tjera |  Kulluri: Jemi në hall të madh! Dëgjon çudira në PD, thonë që “vetëm Berisha nuk duhet të ikë”

Muça vuri në dukje se, masat e reja ligjore ndihmojnë në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit, rrisin kursimet në përdorimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset, përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe nxisin investimet në teknologji e materiale ndërtimi më të avancuara.

Sipas saj, sot numërohen 8200 ndërtesa publike që përfaqësojnë një sipërfaqe për t’u rinovuar në 5,5 milionë m2, me një ndërhyrje që shkon deri në 50-60 milionë euro në vit, financim i cili do të qëndroj në buxhetin e të gjitha institucioneve që kanë në administrim këto ndërtesa publike.

Muça thekoi se, ligji do të përcaktoj dhe skemat e mbështetjes për autoritetet vendore dhe qendrore që të mundësojnë ndërhyrjen në ndërtime, aty ku shihet përfitueshmëria ekonomike për eficiencën e energjisë.

Lajme të tjera |  Skandali / Kompania shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës, “shpërthen” gazetari: Të procedohet ky palaço

Pas diskutimeve dhe sugjerimeve e komenteve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi, projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us