Plas grushti në “Arenën Kombëtare”, presidenti i Dinamos përleshet me Tefik Osmanin

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Skuadra shkodranë është kualifikuar në finale të “Final 4” ku do të përballen me njërën mes Partizanit dhe Egnatias.

Në përfundimin e takimit të sotëm të zhvilluar në “Arenën Kombëtare” ka ndodhur. Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka goditur me grusht drejtorin sportiv të klubit shkodran, Tefik Osmanin.

Kjo ndodhi u konfirmua drejtpërsëdrejti në emisionin “Supergol” të RTSH Sport. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti midis Bardhit dhe Osmanit, por padyshim që rezultati i sotëm ka lënë një shije të hidhur.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Levandovski i fut frikën Interit, Barcelona konfirmon lajmin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us