Plas GRUSHTI në Bulqizë/ Deputeti i PD, Xhelal Mziu bashkë me nipin rrahin zyrtarin, Kalosh Murra!

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në qarkun Dibër, Xhelal Mziu është rrahur me një punonjes të njësisë administrative OstrenBulqizë.

Punonjësi i njësisë quhet Kalosh Murra dhe mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

Lajme të tjera |  Miqësia 40-vjeçare! Kush është murgesha që theu protokollin për t’i thënë lamtumirë Papa Françeskut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us