‘Plas’ mes ish-çiftit! Kryemadhi: S’më intereson Meta, informohet nga Blushi! Kreu i PL: “Zeqine” e SPAK

Një përplasje në distancë ka ndodhur mes ish-çiftit Ilir Meta-Monika Kryemadhi. Gjithçka nisi pas një deklarate nga SPAK e deputetes Monika Kryemadhi, e cila teksa sqaronte akuzat e reja të korrupsionit në lidhje me një kartë bankare, u shpreh se nuk i intereson më se çfarë mendon dhe thotë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Sipas saj Meta informohet nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, lidhur me ngjarjet jashtë burgut, duke e akuzuar këtë të fundit se merr direktivat nga SPAK.

Sa u përket shpenzimet në Beverly Hills e Las Vegas, Kryemadhi u shpreh në dalje të Prokurorisë së Posaçme se janë bërë për 10-vjetorin e datëlindjes së vajzës së saj. Deputetja u shpreh se ka qenë në shoqërinë e kushërirt të saj, Adrian Shatku, me tre fëmijët dhe me kushërirën e saj Bebe Rexha. Por mohon të ketë shpenzuar në total 240 mijë dollarë, aq sa i atribuon SPAK, duke akuzuar se këto shifra i thotë Tedi Blushi.

Monika Kryemadhi: Kam qenë edhe në Beverly Hills, kam qenë edhe në Santa Monika, kam qenë edhe në Las Vegas. Kam qenë në Los Anxhelos, kam qenë me kushëririn tim Adrian Shatku, me tre fëmijët e mi, me kushërirën time Bebe Rexha. Kemi qenë për dhjetëvjetorin e vajzës time. Kanë qenë edhe disa mikesha të mia me fëmijët e tyre pranë. Nuk është dyqind e dyzet mijë dollarë veshje, këto i thotë zemërdhënësi i Partisë së Lirisë së Tedi Blushi, i cili merr direktivat nga SPAK-u, 240 mijë dollarë është gjithë karta e Zotit Adrian Shatku, që është me hotele, me bileta avioni, dreka me darka me akulloren. Secili ka shpenzimet e veta dhe do t’i kërkojë edhe bankës, edhe për sa më përket mua. Cilat janë hotelet e mia? Cilat mund të jenë biletat e avionit. Nuk më intereson më se çfarë thotë z.Meta, jam e qetë në ndërgjegjen time, nuk kam asnjë lloj problemi dhe kompleksi. Nëse kam bërë diçka që për ju është gabim, për mua nuk është gabim. I kam kërkuar bankës të më japë shpenzimet që rakordojnë me TIMS dhe gjërat e mua. Kartat e mia i ka të gjitha prokuroria. Doli karta e Monikës që ishte dhe më përpara. Sa herë ka një lajm lifestyle i Monikës, prapa fshihet një trafik droge. Sigurisht më shumë klikohet lifestyle im. Shpresoj që në prehrat e Elbasanit, u djegshin të gjithë ata që e bëjnë dhe e stimulojnë.

Pas kësaj deklarate të Kryemadhit, ka reaguar nga qelia edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili e quan atë “Zeqine e SPAK-ut”. Meta shkruan se pas zgjedhjeve u kishte kërkuar fëmijëve që nëna e tyre të mos ia përmendte më emrin në publik. Kreu i PL ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Kryemadhi, duke deklaruar se ai dhe Tedi Blushi vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të SPAK. Meta thotë se nuk do t’i besojë hetimet e SPAK për karta bankare të reja me shpenzime të Monika Kryemadhit, sepse sipas tij po të ishin të vërteta, Kryemadhi nuk do të shkonte në SHBA.

Ilir Meta: Një përgjigje për ‘Zeqinenë e Spak-ut. Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të. Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut. Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta banakre të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni. Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën. Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues. Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë. Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

Pa një përgjigje nga Kryemadhi nuk ka kaluar as reagimi i Metës, ku Kryemadhi me anë të një postimi në rrjete sociale  shprehet se ka vizë amerikane me hyrje-dalje të shumta. Me ironi deputetja shprehet se nuk merr leje as nga Meta, duke iu referuar si fans i Zeqinesë dhe as nga fansi i gardërobës së saj sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Lajme të tjera |  “Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”/ Kryeministrit Rama i bërtet një qytetare në Vlorë!

Monika Kryemadhi: Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mëndje të nxehura nga dezinformues tradicionalë”. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem “detyrim paraqitje” pranë SPAK. Siç e shikoni viza amerikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit te Zeqinesë e as fansit te garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us