“Plas” te Interi, Lautaro sulmon ashpër Çalhanoglun: Ai që nuk dëshiron të qëndrojë…

Interi u eliminua nga Botërori i Klubeve pas humbjes me Fluminensen 2-0. Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili nuk kurseu mesazhet e forta për shokët e ekipit.

“Te Interi duhet të kesh dëshirën të qëndrosh sepse po luftojmë për objektiva. Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë, duhet të largohet. Pashë shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Si kapiten, dua luftoj për objektiva dhe ne jemi skuadër e rëndësishme”, u shpreh Lautaro.

Pasi tij, Presidenti i Interit, Beppe Marotta, saktësoi se fjalët e Lautaros ishin pikërisht për Hakan Çalhanoglun, i cili ka kërkuar nga Interi largimin dhe braktisi grumbullimin e skuadrës në SHBA për të nisur pushimet në Turqi, me justifikimin e një dëmtimi

Lajme të tjera |  Vera i sjell të gjithë në Shqipëri, Eneo Bitri nis stërvitjen në Berat

Marotta theksoi: “Fjalët e Lautaros janë shumë emocionale dhe domethënëse: ai është kapiteni dhe kërkon ndjenjë përkatësie. Por, unë e kam thënë gjithmonë: kur një lojtar dëshiron të largohet, dera është e hapur. Lautaro nuk e tha, por po e them unë: fjala është për Çalhanoglun. Do të flasim me të. Deri tani nuk ka asnjë arsye për t’u ndarë, por nëse do të ketë do ta bëjmë pa probleme”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us