Real Madrid ka vendosur të anashkalojë konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes, stërvitjen dhe fotot zyrtare. Ky vendim ka shokuar jo pak.
Aludohet se vendimi vjen në formën e një proteste për shkak të përzgjedhjes së arbitrit që do gjykojë finalen. Gjithsesi, klubi “Galaktikë” nuk ka dhënë një sqarim mbi këtë çështje.
Ekipi i Carlo Ancelottit do te këtë shansin të “hakmerret” ndaj Barcelonës mbrëmjen e nesërme në vigjilje të finales së “Copa del Rey”. Gjatë këtij edicioni, Reali ka dalë i mposhtur në dy ndeshje karshi katalanasve, në Superkupë dhe duelin e fazës së parë të La Ligës.