Plasin polemikat tek ekipi i Shqipërisë U-17 pas eliminimit nga Europiani, lojtarët: Trajneri ynë nuk është për këtë punë, na duhet tjetër…

Shqipëria është eliminuar nga Europiani i U-17 teksa ka marrë 3 humbje radhazi, 0-4, nga Portugalia, Gjermania dhe Francë.

Por cili është fajtori i këtyre humbjeve të tilla, që përtej shifrave, nuk prodhuan në asnjë rast futboll? Për lojtarin 17-vjeçar që është pjesë e Juventusit dhe Shqipërisë U-17, Arman Durmishi, fajtori është trajneri Tedesco dhe këtë e pranoi në “RTSH Sport”. 

“Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me ekipet e forta. Edhe ne jemi lojtarë të fortë, por kur kemi trajnerin që nuk di se çfarë të bëj me këta lojtarë të fortë, është më e vështirë.

Nuk mund të luash dot për të fituar, me këta lojtarë që kemi na duhet trajner më i fortë”, tha Durmishi. 

Lajme të tjera |  U la jashtë listës për Serbinë dhe Letoninë, por Simon Simoni grumbullohet sërish me Kombëtaren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us