‘Plumbi i artë’/ Dumani: Prisni se çdo nxjerrë “Matrix-i”! Gosa: Politika më ka lidh me këta maskarenj

Ka vijuar sot seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”. Në seancë patur edhe debate, ku Fatos Gosa, i cili akuzohet nga Nuredin Dumani si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit, ka mohuar akuzuat e vrasësit me pagesë.

Avokati i mbrojtjes e pyeti Dumanin lidhur me një plan të mundshëm për eliminimin e Fatos Gosës, por ky e mohoi duke deklaruar: Jo se do e vriste, por tha se duhet hequr, pasi di shumë.

Në këtë moment ndërhyri Fatos Gosa, duke deklaruar me tone të forta se nuk ka pasur asnjë kontakt me Talo Çelën dhe se po përballet me një akuzë të pavërtetë: Nuk kam pasur asnjë lidhje me Talo Çelën. Dua të dalë e vërteta. Këta kishin një polic krimesh që e paguanin. Pasi më arrestuan, inskenuan edhe një grabitje të djalit tim në mes të Peqinit. Kam tre vjet në burg dhe nuk kam takuar asnjëherë gruan dhe vajzën time.

Gjykata e pyeti Gosën pse mendonte se Dumani ka bërë një deklarim të rremë ndaj tij, ndërsa ai u përgjigj se kjo është një hakmarrje e pastër dhe një inskenim nga grupi kriminal për ta përfshirë padrejtësisht në çështje.

Diskutimi në gjykatë:

Dumani: Kur erdhi Renea tek shtëpia ime për një ngjarje në Peqin, mua më erdhi Renea në Durrës. Dikush më kishte shitur, se nuk ka mundësi. Kur e pyeta Talon, ai më tha se Fatos Gosa do ketë folur.

Avokati: Ke thënë që Talo doshte të vriste Fatosin.

Dumani: Jo se do e vriste, por tha se duhet hequr, pasi di shumë. Unë u ankova tek Talo për policinë. Ai më tha se do e ketë sjellë Fatos Gosa.

Avokati: Me Erion Alibeajn ke folur për vrasjen e kushëririt të tij?

Dumani: Po, kam folur. I kam thënë, më vjen keq, se unë ju dhashë mjetet për një atentat ne Peqin, por nuk e dija se ishte kushëri i Alibeajt.

Ndërhyn i pandehuri Fatos Gosa: Nuk kam pasur asnjë kontakt me Talo Çelën. Nuk e kam pasur mik. Dua të dalë e vërteta. Do dali e vërteta. Unë kam pasur miqësi me familjen e Andi Zylyfit. Si mund ta bëj unë atë për 15 mijë euro.

Gjykata: Pse mendoni se Dumani ka bërë deklarim të rremë ndaj jush?

GosaKëta kishin në Leonard Palushi, një polic krimesh që e paguanin. Sollën në Peqin kontroll Renean në disa familje. Deklarimin e rremë Dumani e ka bërë për hakmarrje. Pasi jam arrestuar kanë inskenuar grabitjen e djalit tim në mes të Peqinit. Vjen policia, ndërsa çuni ishte në shtëpi. Nuk kam qenë tek ajo vrasje. Nëse kam qenë lentë dënohem. Politika më ka lidh me këta maskarenj. 8 vjet ndenji një palë e 8 vjet pala tjetër. Unë t’ju merrja pasaportat njerëzve që më vinin në lokal.

Gjykata: Jeni takuar ndonjëherë?

Gosa: Asnjëherë. Doja të isha i qetë, por më falni për emocionin. Unë kam tre vjet në burg dhe nuk kam takuar asnjëherë gruan dhe vajzën time.

Fatos Gosa u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Nga dosja hetimore, rezulton se Fatos Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. Ekzekutimi i Andi Zylyfit ndodhi më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin “SkyECC”: ‘Totorina”, “Covid 19” dhe “Alcatraz”. Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me “Matrix”, aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol./ZËRI

2 ORE ME PARE

“Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë”, Nuredin Dumani zbulon takimin e fundit me Talo Çelën

‘Plumbi i artë’/ Dumani: Prisni se çdo nxjerrë

Avokati: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?

Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.

Lajme të tjera |  Nga taksa e sheshtë te nxitja e “Made in Albania”, financimi i çifteve të reja dhe bonusi i bebeve, çfarë premtojnë partitë politike

Avokati: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.

Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.

Avokati: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?

Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund 19 fillim 20. Ne kishim debatuar shumë me të.

Avokati: Kur jeni shkruar për herë të fundit?

Dumani: Me Sky, në verë 2010.

5 ORE ME PARE

Spiunoi Zylyfin te ekzekutorët teksa luante domino me të atin e tij, Gosa në GJKKO: Jam kot këtu! Është gjynah

‘Plumbi i artë’/ Dumani: Prisni se çdo nxjerrë

Andi Zylyfi

TIRANË-Fatos Gosa, i pandehuri në dosjen “Plumbi i artë” ka kundërshtuar me forcë akuzat dhe e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, se është personi i cili spiunoi Andi Zylyfin tek ekzekutorët teksa luante domino me të atin e tij. Gosa ka mohuar se ishte informatori i vrasësve me pagesë, duke u shprehur se ndodhet kot në gjykatë. Ai thekson se kërkon drejtësi dhe jo mëshirë.

“Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo”, u shpreh ai.

Fatos Gosa u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Nga dosja hetimore, rezulton se Fatos Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë.

Vrasja e Andi Zylyfit, roli i Fatos Gosës

Ekzekutimi i Andi Zylyfit ndodhi më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23- vjeç, banues në fshatin Përparim. Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Zylyfi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në atentatin e Bradasheshit të Elbasanit. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin “SkyECC”: ‘Totorina”, “Covid 19” dhe “Alcatraz”. Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me “Matrix”, aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.

Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen ‘Plumbi i Artë’ përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

6 ORE ME PARE

“Do dalin SMS-të në ‘Matrix’”/ Dumani: Otin e Elbasanit s’e vrava dot! Më ofroi 2 mln euro për të ekzekutimin e Alibejt

‘Plumbi i artë’/ Dumani: Prisni se çdo nxjerrë

Nuredin Dumani

TIRANË– Vazhdon gjyqi për “Plumbin e artë”! Në seancën e sotme të dosjes “Plumbi i artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani është marrë në pyetje nga avokati i Fatos Gosës, i cili akuzohet se ka qenë informatori i vrasësve me pagesë të Andi Zylyfit. Në përballjen me avokatin, Dumani ka treguar edhe njëherë rrethanat e njohjes me Talo Çelën, e po ashtu se Mikel Kamami i kishte ofruar 2 milionë euro për vrasjen e Erion Alibejt. Më shumë është ndalur në rrëfimin për tentativën e ekzekutimit ndaj “Otit të Elbasanit”, Elton Kila. Dumani pretendon se për vrasjen e biznesmenit që nuk u finalizua ishte paguar nga Suel Çela, ndërsa shtoi se ky i fundit e kishte nxjerrë në pritë ditën kur u plagos. Sipas tij, Çela i kishte dhënë informacion për vrasjen e Kilës, por në fakt atje e priste Talo Çela për ta ekzekutuar.

Kur u ndal më gjatë në planin për vrasjen e Zylyfit, pati edhe ndërhyrje nga Fatos Gosa. Ky i fundit kundërshtoi me forcë akuzat dhe deklaratat e Dumanit.

“Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo,“- tha Gosa me tone të larta nga kafazi i sallës së gjyqit.

PJESË NGA DËSHMIA NË SALLË:

Lajme të tjera |  “Kam eksperiencën të mbaj premtimet”- Berisha: Do ju kthejmë paratë e vjedhura

Avokati i Fatos Gosës, Parparim Kulluri pyetje për Nuredin Dumanin: Si jeni arrestuar herën e fundit? Pse nuk e vratë Otin e Elbasanit?

Nuredin Dumani: Sepse Oti nuk ishte as në Elbasan as në Shqipëri. Mua më kishte nxjerrë në pritë Sueli. Henrik Hoxha ishte me një E Class të marrë me qira në Fier. Henrik Hoxha komunikonte shpesh me Suel Çelën me Matrix dhe me një program tjetër. Unë me Suel Çelën kam folur vetëm në momentin e atentatit, do dalin të gjitha në Matrix.

Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Nuredin Dumani: Nuk më ka bërë njeri presion për të bërë marrëveshjen me prokurorinë. Unë kam treguar, prokuroria nuk më ka premtuar gjë. Nuk kam çfarë të marr në këmbim.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Me Talo Çelën jam njohur në fund 2009-2010, përmes Ilirjan Feçit. Me Talon i prisha marrëdhëniet sepse ai do vriste vëllain tim. Fatos Gosën e kam takuar dy herë. E kam parë disa herë. Talo Çela më ka thënë që komunikonte me Fatos Gosën me telefon të kriptuar. Me Talo Çelën takimin e fundit e kemi bërë në shtëpinë time, në 2019, ose fillimi i 2020. Kam folur me të në telefon, kjo është në Sky ECC. Ka qenë vera e 2020. Që prej atëherë nuk kam më komunikim. Ai më kërkoi të vrisja Erjon Alibej për 2 milionë euro. E kam takuar Fatos Gosën te “Pishat” në Peqin. Zonën nga Rrogozhina në Elbasan e njoh shumë mirë. Unë kam qenë me makinë të vogël, 2-3 minuta ndenja. Ika për Durrës pastaj. Fatosin e njihja edhe më përpara. Pas daljes time nga burgu u takuam për herë të parë.

Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?

Nuredin Dumani: Isha i plagosur.

Avokati Përparim Kulluri: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?

Nuredin Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?

Nuredin Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.

Avokati Përparim Kulluri: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

Nuredin Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan. 

Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatin i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matriksi e do dalin.

Avokati Përparim Kulluri: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?

Nuredin Dumani: Se atëherë mu hapën sytë.

Avokati Përparim Kulluri: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Nuredin Dumani: Asnjë gjë.

Avokati Përparim Kulluri: Kur e njohe Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati Përparim Kulluri: Pse u prishën marrëdhëniet me Talo Çelën?

Nuredin Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.

Avokati Përparim Kulluri: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?

Nuredin Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

Avokati Përparim Kulluri: A është përdorur në ngjarje tjetër?

Nuredin Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

Avokati Përparim Kulluri: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati Përparim Kulluri: Si ka informuar Gosa?

Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin “SkyECC”: ‘Totorina”, “Covid 19” dhe “Alcatraz”. Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me “Matrix”, aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.

Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen ‘Plumbi i Artë’ përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us