Justin Kluivert dha një intervistë për “BBC”-në, ndërsa Bournemouth i tij, aktualisht i dhjeti në Premier League, shpreson ende për një vend në Evropë me një sërë kombinimesh duke pasur parasysh se në Angli edhe skuadra e vendit të nëntë aktualisht mund të shpresojë të kualifikohet.
Gjatë intervistës, ai zbuloi një ëndërr të veçantë: “Dua të hyj në Librin e Rekordeve Guinness. Arsyeja? Mendoj se jam lojtari i parë që kam shënuar në gjashtë ligat më të mira evropiane, nëse e konsiderojmë Holandën të gjashtën në këtë renditje”, tha ai.
Që kur debutoi për Ajaxin në moshën 17-vjeçare, Kluivert ka shënuar gola për Romën në Itali, Leipzigun (huazim) në Gjermani, Nicën (huazim) në Francë dhe Valencian (huazim), si dhe, sigurisht, për Bournemouthin në Angli.