Po ecnin dorë për dore në Selanik, momentet e fundit të shqiptares para se të vritej nga partneri

Një video nga një kamera sigurie tregon pak sekonda para se 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati të vritej nga partneri, me të cilin po ecte dorë për dore në Selanik. Në video, 41-vjeçarja shtatzënë ecën me partnerin 39-vjeçar, pa e ditur se po hynte në një pritë vdekjeje, teksa brenda banesës i priste bashkëpunëtori i tij.

Pak minuta më vonë, gruaja 41-vjeçare dhe fetusi që ajo mbante humbën jetën pasi 39-vjeçari e theri dhe më pas e çoi me bashkëpunëtorin e tij, në një zonë të pyllëzuar në Halkidiki. Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. 41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Lajme të tjera |  Meta mbështet protestën e PD-së: Përballja me regjimin, e vetmja rrugë për të vendosur rendin kushtetues

Dyshimet për partnerin nisën pas pamjeve nga kamerat e zonës, ku ai ishte pikasur me shokun e tij duke dalë nga shtëpia me një bagazh. Më pas u kontrollua banesa nga policia ku u gjetën gjurmë gjaku dhe ADN.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us