“Po jua marr votat që tani”, Bardhi konfirmon pjesëmarrjen në “BBV 3′ gjatë koncertit

Teksa të gjithë janë kurjozë për pjesëmarrësit “Big Brother VIP” 3, këngëtari i njohur nga Kosova, Bardhi, ka konfirmuar se do jetë pjesë e spektaklit. Gjatë performancës së tij mbrëmë në sheshin “Skënderbej”, Bardhi tha se do jetë pjesë e këtij spektakli.

“Do këndoj një këngë që ju më keni bërë të njihem në Shqipëri, dhe dua t’ju kallëzoj diçka, jam pjesë e “Big Brother VIP” 3. Kështu që e shfrytëzova rastin më jua marr votat që tani”, tha ai gjatë koncertit.
Edicioni i 3-të i ‘Big Brother Vip’ pritet të startojë më 13 janar. Ndryshe nga vitet e mëparshme ky edicion nuk do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit, por do të moderohet nga Ledion Liço.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 1 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us