Po kalonte rrugën me nënën, makina përplas fëmijën 4-vjeçar në Korçë

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e djeshme në Korçë, për të cilin policia ka nisur hetimet.

Një makinë ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugën me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, për një aksident rrugor në lagjen nr. 8, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Me automjetin që drejtonte, 41-vjeçari ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugen, me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Lajme të tjera |  Ish-ministri sfidon Ramën për "tokën e xanun": Ka 5 vite që trotuari zaptohet nga privati që ka lidhje me një deputet të PD-së (FOTOT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us