“Po kërkon buxhet për parukeri”, Bardhi nuk pranon kërkesat e Presidentit për fonde shtesë: Të marrë rolin si kreu i vendit

Zyra e Presidentit të Republikës prezantoi buxhetin për vitin 2025 te Komisioni i Ccështjeve Ligjore, ku përvecc fondeve shtesë, mes tyre ishte dhe kërkesa për zgjerimin e ambienteve të Presidencës. Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi Presidencën se kërkon makina luksi dhe zyra të mëdha. Bardhi u shpreh se Presidenti Begaj është i vetmi që kërkon luks dhe para se të parastrojë kërkesat e tij, duhet të marrë rolin si Presidenti i vendit.

Bardhi tha se opozita e respekton instuticionin, por nuk pranon kërkesat e presidentit për fonde shtesë për zgjerimin e zyrës, referuar batutës së Presidentit Begaj me homologun e tij turk, ku u shpreh se zyra është e vogël.

Debatet në Komision:

Klotilda Bushka: Zoti Bardhi, vijoni në rendin e ditës, flisni për buxhetin, mund ta thirrni presidentin…

Gazment Bardhi: Që të takosh presidentin, duhet të marrësh leje të zyra e Edi Ramës…

Lajme të tjera |  Ndërron jetë Mitropoliti i Gjirokastrës, imzot Dhimitri

Klotilda Bushka: Ju lutem qëndroni në rendin e ditës…

Gazment Bardhi: Unë nuk di që presidenti bën batuta. Për dorën e tij u akordua buxhet nga shteti për kurim, kurse qytetarët shqiptarë nuk kanë ilaçe dhe s’blejnë dot medikamente. Presidenti i shtetit duhet të ketë marrëdhënie dinjitoze dhe jo lapanjoze me botën ndërkombëtare, dhe dinjitoze është që presidenti të mos ankohet se ka zyrën e vogël. Por edhe pse aty mund të luhet futboll, ai kërkon zgjerim, e me gjasa duket se ai do të bëjë parukeri. Tani si do bëni, çfarë do bëni te zyra e Presidentit, zgjerim dhome, dritare, dyer, që ta dimë edhe ne çfarë do bëhet e çfarë të votojmë. Çfarë mjeti do, çfarë marke e ka dhe si e do të riun, që edhe ne ta votojmë kërkesën buxhetore.

Klotilda Bushka: Mos bëni ironi, nuk është vendi për këto diskutime, jemi për buxhetin!

Gazment Bardhi: Asnjë ditë s’e ka luajtur rolin si president i republikës së shtetit, po bredh rreth më rreth. Ishte në Berat dhe kishte në krah kreun politik të qarkut Berat, të Partisë Socialiste dhe ti më thua mos bëj ironi. Por ai nuk është ngritur asnjëherë në nivelin e detyrës. Ne e kemi respektuar që nga dita e parë, por të kryejë detyrën dhe jo t’i shërbejë Edi Ramës dhe zyrës së Edi Ramës.

Lajme të tjera |  Situata e zjarreve në vend, 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Xhemal Qefalia: Të vish të atakosh një personalitet që vjen nga fusha ushtarake, që ka mbajtur gradën më të lartë të gjeneralit, intelektual në fushën e mjekësisë dhe të kërkosh pse nuk shoqërohet me përfaqësues të PD, nuk e di ku do i gjejë ai, ai është figurë, president. Të vjen keq kur i dëgjon këto. Ai ka ardhur duke kaluar të gjitha etapat dhe jo si disa nga ju, që dihet se si keni ardhur. Është turp, merremi me një batutë informale mes dy personaliteteve.

Gazment Bardhi: Unë e di që jeni avokat i presidentit, bëni shumë mirë sepse ka nevojë. Unë nuk kam ndërmend ta shpall monument kulture Bajram Begajn, si dhe kolltukun e tij, ju mund ta bëni. Unë nuk i shkoj por ai ka detyrë të ngrihet në nivelin institucional. Unë nuk kam ndërmend të shkoj të ha përshesh me gjel siç bën ai, duke shkuar në rrethe. Nëse keni respekt për Presidentin, mos e keqpërdorni si leckë.

Klotilda Bushka: Zoti Bardhi, mjafton… Po përdorni fjalën respekt por s’po e respektoni Presidentin, të vijojmë të nderuar kolegë.

Gazment Bardhi: S’ia kam fajin unë se u kthye nga gjeneral, në ushtar apo që nuk e bën rolin që të sillej mbi palët. Opozita s’ishte në dijeni për ardhjen e presidentit të republikës dhe u njoftua vetëm PS…!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us