Enea Mihaj i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Familicaos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare me një postim në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se do të largohet nga klubi portugez në fund të sezonit si lojtar i lirë.
“Së shpejti, do t’i them zyrtarisht lamtumirë Famalicaos, por doja t’ju lija këtë mesazh të gjithëve juve.
Dua të falënderoj sinqerisht të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij kapitulli të rëndësishëm të karrierës sime gjatë viteve.
Presidentit – faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Departamentit të sekretarisë – faleminderit për ndihmën dhe organizimin tuaj në çdo kohë.
Stafit të trajnerëve – jam mirënjohës për të gjitha udhëzimet dhe rritjen që më keni ofruar gjatë këtyre viteve.
Mjekëve dhe fizioterapistëve – faleminderit që u kujdesët për mua me kaq profesionalizëm gjatë gjithë viteve që kam qenë këtu.
Shokëve të mi të ekipit – ka qenë një kënaqësi të ndaj fushën me ju. Gjithmonë do të mbaj me vete momente të shkëlqyera pune dhe miqësie.
Të gjithë atyre që punojnë pas kuintave, siç janë nutricionistët, shefat e kuzhinës dhe menaxherët e pajisjeve, përpjekja juaj bën diferecnën dhe e e vlerësoj më të vërtetë.
Dhe tifozëve – faleminderit që jeni gjithmonë aty, si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të këqija.
Ndjej se është koha të kërkoj një përvojë të re, të sfidoj veten përsëri dhe të vazhdoj të rritem si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Kam takuar njerëz të mrekullueshëm në këtë shtet dhe gjithmonë do t’i mbaj këto kujtime me vete.
Me mirënjohje,
Enea Mihaj”, shkruan mbrojtësi kuqezi.