Po luan në huazim te Milan, mësohet se ku do të jetë e ardhmja e Joao Felix

Joao Felix u transferua te skuadra e Milan në formë huaizmi. Portugezi u bën pjesë e të kuqve në shkurt të këtij vit, me të cilët nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit.

Kuqezinjtë kanë edhe opsion të blejnë kartonin e tij në fund të huaimit, por diçka e tillë nuk pritet të ndodhë. Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se palët do të ndajnë rrugët mes tyre dhe në fund të qershorti, 25-vjeçari do të rikthehet te Chelsea.

Do të jenë anglezët ato që do të vendosin sërish për fatet e Felix, nëse do ta mbajnë në ekip apo do ta rijapin sërish në huazim për sezonin e ri. Që nga transferimi te Milan ka mundur të luajë 9 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, ku ka mundur të shënojë vetëm 1 gol dhe ka dhuruar edhe 1 asist.

Lajme të tjera |  Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e Serisë A, ja kur do të kryhen vizitat mjekësore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us