“Po më dënojnë pa asnjë fakt”/ Leonard Duka mohon përfshirjen në v*sjen e Santiago Malkos, nëna e ish-policit shpërthen në lot!

Në gjyqin që po zhvillohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, autori i dyshuar Leonard Duka, i cili u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë, ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kërkon të me dënojë pa fakt pa asgjë”, ka thënë Duka.

Nëna e Malkos, ka shpërthyer në lot duke braktisur seancën, ndërsa GJKKO ka njoftuar se gjyqi do të shtyhet për datën 24 tetor.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us