“Po më tregon bukëshkalë”! Përplasje e fortë mes Ori Nebiajt dhe Eglës: Ke 3 muaj bërtet

Debatet e ashpra nuk kanë munguar sonte ku jo vetëm banorët, por të përfshirë janë edhe opinionistët. Një përplase ka ndodhur mes Ori Nebiajt dhe Egla Cenos, ku po diskutohej situata e aktores me Heidin. Egla është ndjerë e ofenduar nga fjalët e opinonistes, teksa Ori i tha se në asnjë moment nuk ka parë elementë ngrohtësie në shoqërinë e tyre.

Egla: Me sjelljen e tënde më tregove bukëshkalë dhe bespreme

Ori: Unë brenda po gjykoj lojën dhe parimet që ti ke përcjellë deri tani. Po me Romeon ç’të duhej ty sesi e trajtonte ai.  Mos më manipulo mua

Egla: Unë jam kujdesur për të

Ori: Ke tre muaj që bërtet

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Egla: Je duke më ofenduar pa dashje

Ori: Ta lëviz Egla kokrrën e grurit, ta bën bosh. Ka gjetur te Heidi elementë shoqërie që e ka vlerësuar, ku është ofendime

Egla: Ti me the që jam e ftohtë që gjeta Heidin dhe e përdora

Ori: Nuk kam parë elementë ngrohtësie, nuk e kam parë o motër

Egla: Shyqyr e paskam arritur qëllimin, qenkam një grua e fortë

Ori: Meqë unë guxova disa kuptime të fjalëve, më thuaj për ça të ka mashtru Heidi, ku të preku kaq shumë, hë çfarë të bëri

Egla: Janë ça gjëra që nuk janë të shkruara, quhen raporte. Nëse ti nuk i ke, nuk mund të flasim bashkë. Lidhen me ca ndjenja që nuk janë të shkruara.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Ori: Me jep dy momente të dashurisë dhe zhgënjimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us