Polic në vite të vështira në fillim të viteve ’90: Parandalimi i krimeve, i vështirë. Mungonte infrastruktura dhe mjetet e komunikimit

Këtë janar Policia e Shtetit kremtoi 111 vjetorin e krijimit.

Në më shumë se një shekull janë pafund ata që kanë veshur uniformën e efektivit e kanë dhënë kontribut të çmuar për shtetin e shoqërinë.
Abedin Koçi është një prej tyre.

Ai iu bashkua forcave të rendit në Librazhd në vitet e para të demokracisë.

Thotë se ndërrimi i sistemeve politike solli situata që ishin vështirë të menaxhueshme. Në jo pak raste rrezikohej edhe jeta.

Parandalimi i ngjarjeve kriminale ishte i vështirë për shkak të mungesës së mjeteve të komunikimit.

Vite më herët ka ushtruar detyrën e magazinerit ku furnizonte me materiale postat e policisë kufitare.

Shumë prej tyre ndodheshin në terrene të vështira.

Lajme të tjera |  Mediu paraqet provat e pretenduara të manipulimit të 11 majit në OSCE: Një vajzë e re mori 92 vota në një burg

Atë kohë, Abedin Koçi thotë se qëndronte me muaj larg shtëpisë dhe familjarëve.

Pavarësisht sakrificave Koçi shprehet se punonjësit e policisë nuk janë vlerësuar sa duhet.

Abedin Koçi është në moshë pensioni por ditët e kaluara në shërbim i kujton shpesh, ndihet krenar dhe i lumtur që në gjurmët e tij po ecën dhe biri që prej vitesh ka veshur uniformën e policit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us