Polici vret gruan dhe dy djemtë, më pas veten. Ornela ishte nga Korça

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një rreshter policie ka vrarë gruan dhe dy djemtë e tij të mitur, dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Tragjedia është zbuluar nga një mikeshë e familjes, e cila kishte shkuar që t’i vizitonte, pasi nuk i ishin përgjigjur thirrjeve të saj.

Të katërt anëtarët e familjes u gjetën të pajetë në banesën e tyre në New City. Bëhet fjalë policin 39-vjeçar Watson Morgan, gruan e tij 43-vjeçare Ornella Morgan dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Të katër viktimat kanë gjetur vdekjen si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Watson Morgan, shefi i policisë së Departamentit të Policisë Bronxville dhe një ish-oficer i NYPD-së, besohet të ketë kryer krimin e rëndë. Ai vrau gruan dhe dy fëmijët e tij “para se të vriste veten”, tha policia. Ornela ka qenë me origjinë shqiptare, nga qyteti i Korçës, ndërsa punonte si mësuese.

Lajme të tjera |  Shqipëria në situatë të rëndë energjetike, KESH ble 26.5 mln euro energji për një javë

Rreshteri vret gruan dhe dy djemtë, më pas veten. Ornela ishte nga

Oficerët e policisë thonë se familja Morgan nuk kishte pasur raportime të mëparshme për raste dhune. “Nuk ka histori të dhunës në familje në shtëpinë e Morganit.” “Motivi i krimit është nën hetim”, thanë zyrtarët e policisë.

Shefi i policisë së Bronxville, Christopher Satriel tha: “Ndërsa marrim veten nga tronditja, ne do të vazhdojmë të ndajmë atë që mundemi bazuar në hetimin që Departamenti i Policisë Clarkstown po lëshon.” Watson Morgan iu bashkua Policisë së Nju Jorkut (NYPD) në vitin 2000.

Rreshteri vret gruan dhe dy djemtë, më pas veten. Ornela ishte nga

Ornella Morgan ishte mësuese teknologjie në One World Middle School në Bronx, sipas faqes së internetit të shkollës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us