Policia: Arrestohet provizorisht “KOKA” e bandës së ‘skifterëve’ shqiptarë me emrin “FONSI” në Itali!

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, pasi nga autoritetet italianë është i dënuar me mbi 10 vite burgim, për pesë vepra të rënda penale.

Në pranga ka rënë Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani, 29 vjeç, lindur në Mamurras.

I riu akuzohet për tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”.

I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, arrestohet 29-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Kush është banda “FONSI”, përgjimet dhe 4 sulme në dy ditë

Ata akuzohen për (të paktën) katër vjedhje të shtëpive në ditët e fundit. Inspektimet e tyre ishin të përditshme: “E dyta dhe e parafundit janë me dyer të mbyllura, por dritaret e banjës janë të hapura”. “E parafundit është nëna ime!”.

Dhe sulmet vazhduan me të njëjtin ritëm: bastisjet e deritanishme të ndara midis Milanos, zonës së brendshme dhe Brianza-s – zhvillohen në dy netë, më 22 dhe 23 qershor.

Ata e arritën qëllimin duke u ngjitur në ballkone, ose duke zbritur nga çatia me litarë: “Tek e fundit duhet të ngjitesh në çati dhe pastaj të zbresësh”, thotë një nga grupi i përgjuar ng autoritetet italiane.

Në një nga vjedhjet, shqyen një dritare, hynë për të plaçkitur (në një rast kur pronari ishte duke fjetur) dhe u zhdukën me makinë me shpejtësi të madhe.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Nëse do të ishte nevojshme, shqiptarët mund të shkulin kasafortën nga muri ose ta hapin me gur freksibël.

Çfarë merrnin nga vilat?

Plaçkë, para, ora, bizhuteri, pa harruar të merrnin me vete veshjet dhe mjetet e vjedhjes.

Makinë dhe armë për bastisjet

Në video shihet se si njëri nga shqiptarët, nga brenda banesës hedh nga dritarja objektet e vjedhura, ndërsa 2 të tjerë presin poshtë për t’i kapur.

Me vrap i çojnë drejt makinës në të cilën me sa duket i priste shqiptari i katërt. Pasi pronari  brenda shtëpisë del, vrapojnë drejt makinës dhe zhduken.

Në bordin e makinës së përdorur në bastisje, ata kishin edhe një pistoletë me kalibër 7.65.

Ndërkohë, 27-vjeçari “Fonsi”, ishte në pritje të një mase sigurie nga Prokuroria e Monzës për një vrasje të mbetur në tentativë: një vit më parë ai  kishte goditur ndaj një personi gjatë një tentative grabitjeje./VoxNews

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us