Policia në Britaninë e Madhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një shtetasi shqiptar, i cili ka humbur kontaktet prej verës së vitit 2023.
Behet fjalë për shtetasin Adriatik Buci, rreth 162 cm i gjatë, tullac, me mjekër dhe sy kafe.
Ai është raportuar i zhdukur verën e kaluar në Leeds. Policia thotë se 39-vjeçari shqiptar u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla dhe pantallona të shkurtra të bardha me këpucë bardh e zi.
Një zëdhënës i policisë së ëest Yorkshire tha se “Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton dhe dihet se herë pas here kthehet në vendlindjen e tij, në Shqipëri”.
“Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet”, njofton policia.