Policia e Kosovës pajiset me armë të gjata

KOSOVË- Policët e Kosovës nga sot do të patrullojnë me armë të gjata. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili së bashku me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë pritur në Aeroportin e Prishtinës ngarkesën me armë të gjata.

Ngarkesa me armë nga Zagrebi për në Prishtinë është bërë me një aeroplan “Antonov” që i përket një kompanie ukrainase të fluturimit e quajtur “Cavok Air” me seli në Kyiv.

Sveçla ka deklaruar se blerja e këtyre armëve do të rris efikasitetin në luftimin e krimit. Armët e gjata të cilat janë blerë nga Qeveria e Republikës së Kosovës e me të cilat tashmë do të jenë të pajisur secila patrullë e Policisë së Kosovës janë prodhim kroat i kompanisë “HS”.

Lajme të tjera |  Presidenti Begaj-qytetarëve për 11 majin: Keni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë

Ndërkojë kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani armët kroate i kishte “testuar” vitin e kaluar në Karlovac. Osmani në tetor të vitit të kaluar kishte publikuar një fotografi ku shihej teksa “teston” një prej armëve që prodhon kompania kroate HS Product.

Kosova ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us