Policia gjermane arreston dy shqiptarë, jep detaje

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia federale në pikën kufitare Altenheim në Gjermani.

Në afërsi të pikës kufitare Altenheim është gjetur drejtuesi i një makine, 36 vjec. Pas ndalimit të mjetit, pasagjeri 33-vjeçar është larguar. Pas një ndjekjeje të shkurtër, ai është arrestuar, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit të të dhënave të tij personale, u zbulua se 33-vjeçari kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet suedeze për 15 akuza për vjedhje.

Gjithashtu, kishte edhe një urdhër arresti kombëtar për vjedhje, sipas të cilit 33-vjeçari duhet të vuajë 122 ditë burg. Aktualisht Policia Federale supozon se dy shtetasit shqiptarë kanë hyrë në territorin federal për të kryer vepra penale të vjedhjes.

Lajme të tjera |  Berisha takim me shqiptarët në Selanik: Mafia e qeverisë rrezikon marrëdhëniet me fqinjët për interesat e saj

33-vjeçari u dërgua në një institucion korrektues për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg dhe më pas do t’i dorëzohet autoriteteve suedeze. Gjithashtu, ai do të akuzohet edhe për hyrje të paligjshme, vijon deklarata.

Shoferit 36-vjeçar iu dha një ndalim për pesë vjet hyrje dhe qëndrim dhe po ashtu përballet me akuzën e ndihmës dhe nxitjes së hyrjes së paligjshme. Më pas ai iu dorëzua autoriteteve franceze.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us