Policia jep njoftim zyrtar për ish-kryebashkiakun Elvis Roshi: Iu u sekuestruan telefoni, fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish!

Policia zbardh detajet e operacionit të djeshëm të zhvilluar në Kavajë me urdhër të SPAK-ut, ku janë kontrolluar banesa dhe ambientet e ish-kryebashkiakut Elvis Roshi dhe i janë sekuestruar celulari, por edhe fatura, kupona nafte dhe deri lista zgjedhësish.

Gjithashtu kontrolle janë ushtruar edhe në ambiente e banesa të 4 personave të tjerë, Orges Sinella, Tak Rroshi, Mirel Sinella dhe Tauland Hasa teksa janë sekuestruar gjithashtu telefona celularë, DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Policia konfirmoi se aksioni erdhi në ekzekutim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimit të nisur ditën e zgjedhjeve, kur u kap dhe shoqërua një grua që dyshohej se ishte përfshirë në shit-blerje votash për llogari të Elvis Roshit, ky i dyshuar për korrupsion zgjedhor, teksa bënte fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi në Kavajë, që kandidonte për PD-ADSHM-në e Sali Berishës.

Lajme të tjera |  Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën, çiftet e kandidatëve që po përballen “kokë më kokë”

“Roshit iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish”, bëri me dije Policia e Shtetit ditën e sotme (18 maj).

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

“Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar.

Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Lajme të tjera |  Sulmuan mediat gjatë protestës së PD-së, Policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. Rr., 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Shtetasve O. S., 38 vjeç, T. Rr., 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit T. H., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë.

Ndërsa shtetasit M. S., 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër. Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us