Policia ndalon Safet Bajrin me makinë të blinduar! “I forti” i Shkodrës ia hedh me një gjobë, por i sekuestrojnë mjetin (FOTO)

Policia e Shkodrës ka ndaluar mbrëmjen e sotme Safet Bajrin, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit në vend.

Në njoftimin e lëshuar nga vetë policia e Shkodrës, thuhet se Bajri pasi është ndaluar, i është vendosur një gjobë, si dhe i kanë sekuestruar makinën e blinduar me të cilën lëvizte, pasi nuk kishte leje të posaçme për të.

Kujtojmë se Bajri u lirua nga burgu me kusht vetëm pak muaj më parë, ndonëse Belgjika e kishte dënuar me 22-vite burg për krim të organizuar si shfrytëzim prostitucioni, trafik kokaine dhe vjedhje në rrethana rënduese.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

Policia ndalon Safet Bajrin me makinë të blinduar! "I forti"

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us