Policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.
Masat ndëshkuese janë aplikuar ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve.
Gjoba parashikohet në vlerën e 1 mijë lekëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kjo nismë e policisë rrugore të Tiranës, vjen pasi këmbësorët shpesh herë janë bërë burime aksidentesh.