Policia Rrugore e Tiranës publikon bilancin e një jave: 16 shoferë të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba të vendosura për shkelje të ndryshme

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e masave administrative dhe arrestimve të bëra në kuadër të shkeljeve të qarkullimit rrugor.

Nga data 14-20 prill, 16 persona janë arrestuar, konkretisht për shkeljet e mëposhtme:

6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.

2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.

1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.

5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.

1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Lajme të tjera |  Arben Ahmetaj rikthehet në ‘Facebook’, mesazhi MISTERIOZ i ish-ministrit...

Në total janë vendosur 12.315 gjoba gjatë javës për shkelje të ndryshme të kryera nga shoferët:

Janë vendosur 12,315 masa administrative gjatë javës, me theks të veçantë në:

-774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
-279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
-470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
-403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
-8732 masa për qëndrim të gabuar.

Ndërkohë, janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, përfshirë mungesën e dokumentacionit si dhe gjobat e papaguara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us