Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë duke mbajtur mbrëmjen e kësaj të premteje mitingjet përmbyllëse në Tiranë.
PS është mbledhur me simpatizantët e saj te Parku Olimpik ndërsa PD te Bulevardi i Ri.
Por siç kanë ndarë elekoratin, duket se dy partitë më të mëdha në vend kanë ndarë edhe këngëtarët.
Elvana Gjata dhe Noizy kanë performuar në mitingun e PS-së ku këngëtarja ka bërë thirrje të votojnë “Shqipërinë europiane”, ndërsa në atë të PD-së atmosferën e kanë ndezur grupi i Rock-ut “Burn”, dhe reperi Stresi.
Ky i fundit ka lëshuar edhe një batutë duke thënë: “I thash mikut tim Noizyt, je te partia e gabuar”.
Po ashtu, ajo që bie në sy është se mitungu i demokratëve është mbushur me flamuj amerikanë, ndërsa te ai i PS-së dominojnë flamujt e Bashkimit Evropian, përveç atyre kuq e zi.