“Populli italian më do”, Meloni ironizon gjyqtarët: Nëse duan të qeverisin, le të kandidojnë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu është përgjigjur ashpër prokurorëve që janë duke e hetuar për favorizim dhe shpërdorim detyre, lidhur me riatdhesimin e gjeneralit libian Osama Njeem Almasri, komandant i burgut Mitiga, i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Le të kandidojnë nëse duan të qeverisin. Ka disa gjyqtarë, që duan të vendosin për industrinë dhe politika mjedisore, politika e imigracionit, ata duan të vendosin nëse dhe si të reformojnë drejtësinë, për çfarë mund të shpenzojmë para dhe për çfarë jo”, tha Meloni.

Më tej ajo shtoi se, populli italian e do atë dhe mënyrën e qeverisjes së saj, ose përndyshe do ta rrëzonin qeverinë.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Në praktikë duan të qeverisin. Vetëm se ka një problem. Nëse bëj një gabim, italianët do të më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë apo të thotë asgjë. Asnjë fuqi në botë, në një shtet demokratik, nuk funksionon kështu. Për këtë janë kundërpeshat. Kur një pushtet shtetëror mendon se mund të bëjë pa të tjerët, sistemi shembet. Nëse disa gjyqtarë duan të qeverisin, duhet të kandidojnë… E vetmja gjë që nuk bëhet është që ata të qeverisin dhe unë të shkoj në zgjedhje. Askush nuk do ta pranonte”,përfundoi Meloni.

Përgjigja e saj vjen dhe ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Romës që bllokuan çështjen e emigrantëve me Shqipërinë. Po ashtu, Meloni po hetohet nga Prokuroria e Romës për shpërdorim detyre, pasi riatdhesoi gjeneralin libian Osama Njeem Almasri, i cili akuzohet për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us