Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Volos të Greqisë, ku Fatmir Tarellari vrau Erjon Pelivanin, pasi vajza i kishte thënë se ai e përdhunonte. Autoritetet në Greqi po hetojnë mundësinë që përdhunuesi 33-vjeçar i studentes 18-vjeçare, që u vra nga babai i saj pasditen e së martës në Volos, të ketë nxjerrë në internet pamjet e përdhunimeve.
Avokatët e babait të studentes, Alexis Kougias dhe Michalis Vassilikos, kërkuan që të bëhet një kontroll në celularët, tabletët dhe kompjuterët e viktimës, për të vërtetuar nëse vajza e mitur në atë kohë, ka rënë viktimë e pornografisë. 33-vjeçari shqiptar ka shantazhuar vajzën fatkeqe, duke i thënë se nëse nuk merrte paratë, do të publikonte videot që kishte realizuar, kur e përdhunonte.
Kougias tha në një intervistë se më shumë se njëzet mesazhe konfirmojnë atë që vajza tha për përdhunimet dhe shantazhet. Avokati i njohur grek Alexis Kougias, në fund të intervistës me gazetarët, ishte me lot në sy. Ai tha se ka fëmijë vetë, duke u shprehur se 50-vjeçari ka qenë në rrethana të rënduara.
50-vjeçari Fatmir Tarellari vrau 33-vjeçarin Erjon Pelivani. Vajza e tij tashmë 18-vjeçare, i kishte thënë se Pelivani e kishte përdhunuar. Falë dëshmisë së tij, Tarellari për momentin është vendosur në ‘arrest shtëpie’./The Newspaper.gr– ZËRI/