Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua publikut pas protestave të mbrëmshme. Në një konferencë për mediat, Vuçiç tha nuk do të nënshkruajë falje ndaj protestuesëve, duke u shprehur se të gjithë ata janë “paralajmëruar 500 herë” që të mos tubojnë me dhunë. Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Vuçiç tha se do të ketë shumë arrestime të tjera për shkak të sulmeve që sipas tij janë bërë gjatë forcave të rendit nga studentët që bllokuan fakultetet.
” Ata u sollën si emisarë të Zotit që mund të bëjnë çfarë të duan. Ajo që ndodhi dje është një thirrje e drejtpërdrejtë për konflikt civil. Zoti e di sa njerëz mund të kishin vdekur mbrëmë. Jo vetëm të rinjtë krenarë dhe arrogantë morën pjesë në atë politikë të papërgjegjshme, por edhe të moshuarit që u rebeluan kundër tyre për shkak të interesave të tyre personale. Kërkoj nga prokuroritë të bëjnë punën e tyre, të mos sillen si të paaftë dhe naivë. Po vjen koha e përgjegjësisë. Nuk do të nënshkruaj falje. Nuk e di se çfarë mendojnë. A mendojnë vërtetë se janë më të fortë se shteti? Nuk ka askush më të fortë se shteti. E përgëzoj policinë për sjelljen e tyre profesionale, për qasjen dhe qetësinë e tyre patriotike, dhe për përdorimin e forcës minimale. Një profesionalizëm i tillë, me një nivel kaq të ulët ndërhyrjeje, nuk është parë askund në Evropë. Ky nuk është fundi, njerëzit po identifikohen, kjo është ajo mbi të cilën po punon BIA (Inteligjenca Serbe),”– tha Vuçiç.
Në fund, ai shtoi se është i lumtur që protesta e djeshme përfundoi pa viktima, ndërsa theksoi se ishte një mrekulli që nuk kishte asnjë të vdekur.